Bilanci i policisë për muajin janar: 107 operacione të finalizuara dhe 498 persona të arrestuar

Aktualitet | 9 muaj më parë

Policia e Shtetit bëri bilancin e punës së muajit janar, ku bie në sy fakti se në të gjithë vendin janë realizuar 107 operacione policore ndërsa 498 persona janë vënë në pranga.

17 operacione janë finalizuar me partnerët ndërkombëtarë,  janë sekuestruar rreth 186 kg kanabis, 3 kg kokainë, sasi ekstazie, sasi heroine, 3855 bimë/fidanë kanabisi, 2528 fara kanabisi, si dhe mijëra pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Janë zbuluar 13 ambiente të mbyllura në Lezhë, Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë, ku kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave.

Janë sekeustruar 41 armë zjarri, 21 armë gjahu dhe sportive, 2 granata dhe municion luftarak; 7 automjete të trafikuara, dhjetëra ora luksoze, 3 pajisje GPS, dhe maska.

Janë kapur 183 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ilaçe të skaduara dhe produkte të kontrabanduara.

Rreth 20 milionë lekë, 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete dhe llogari bankare, asete të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, mashtrimit kompjuterik dhe prostitucionit.

Janë zbardhur vrasje me eksploziv, me armë zjarri ose me send të fortë (çekiç), në Shkodër, Dibër dhe Tiranë, si dhe 4 plagosje dhe 1 aksident me pasojë.

Janë finalizuar 21 operacione për parandalimin/zbardhjen e vjedhjeve;

Gjatë muajit janar u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;u pezulluan 216 leje drejtimi.

Në muajin janar, janë vënë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme