Protesta e PD, Policia e Tiranës zbardh planin e masave: Ja rrugët që bllokohen nga sonte

Aktualitet | 8 muaj më parë

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e sigurisë dhe kufizimet në trafik në prag të protestës së thirrur nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet nesër në orën 15:00 para Kryeministrisë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurinë publike, blutë e kryeqytetit kanë parashikuar bllokimin e disa akseve kryesore, duke nisur që nga mesnata e sotme.

Harta e bllokimit

Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet do të jenë në dy faza:

Nga sonte, ora 23:45, do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.

Nesër (ditën e protestës), nga ora 15:00, do të bllokohet totalisht qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”).

Gjithashtu, nga ora 15:00 do të jenë të pakalueshme edhe rrugët lidhëse:

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”

Thirrja për qytetarët

Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin këto zona dhe të përdorin rrugë alternative për të mos rënduar trafikun. Gjithashtu, uniformat blu u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve dhe qytetarëve të distancohen nga çdo akt dhune apo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin publik gjatë tubimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme