Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 24-t luhet në dy ditë, mbyllet me Vllaznia-Elbasani

Kupa e Shqipërisë ia lë vendin kampionatit. Java e 24-t e Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, është programuar të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Kjo javë do të hapet me sfidën mes Vorës dhe kampionëve në fuqi të Egnatias, të shtunën, në orën 13:30. Po këtë ditë luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Bylisit.

Tri ndeshjet e tjera do të zhvillohen të dielën. Në orën 16:30 zhvillohet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana në “Air Albania”, kurse sfida mes Dinamo City dhe Flamurtari luhet në “Elbasan Arena”. Java mbyllet me përballjen mes Vllaznisë kryesuese dhe Elbasanit, që ndeshen në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 19:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




