Milano Cortina në RTSH/ Rijpma de Jong fiton medaljen e artë në garën e 1500 metrave në patinazhin e shpejtësisë për femra

Antoinette Ripma-de Jong është kampionia e re olimpike në patinazhin e shpejtë 1500 metra për femra.
Atletja nga Holanda fitoi me kohën 1:54.09 dhe fitoi medaljen e artë në këtë disiplinë në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026.
Pas saj u renditën norvegjezja Ragne Wiklund (medalje e argjendtë) dhe kanadezja Valerie Maltais (medalje e bronztë). Vendi i trembëdhjetë i shkoi italianes së vetme në garë, Francesca Lollobrigida.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




