Rikonstruksioni i banesave, 62 familje përfituese në Maliq prej programeve të strehimit social

Sociale | 8 muaj më parë

Rreth 62 familje janë përfituese të njërit prej programeve të strehimit social që do zbatohet nga Bashkia e Maliqit, me financim nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve në banesat e tyre, duke kryer rikonstruksione të pjesshme të çative, ndërrim të dyerve apo dritareve si dhe termoizolim e hidroizolim.

Sipas Johand Sulo, drejtor i Pronave dhe Aseteve tashmë janë kryer verifikimet e nevojshme në terren dhe plotësimi me dokumentacion, ndërsa pritet që ministria e linjës të dërgojë fondet për nisjen e punimeve në terren.

“Në kuadër të zbatimit të projektit për përmirësimin e banesave, bashkia Maliq ka marrë kërkesa nga 78 qytetar  për të cilat janë miratuar 62 prej tyre”, u shpreh Sulo,  Drejtor i Pronave dhe Aseteve Bashkia Maliq.

Projekti i përmirësimit të kushteve të banimit ka hyrë tashmë në vititn e tetë në bashkinë e Maliqit ndërsa paraprakisht ka marrë edhe miratimin në Këshillin Bashkiak.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme