Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Shorti përball Dinamon me Vllazninë, Egnatia kundër Elbasanit

Dinamo City dhe Egnatia-Elbasani janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, aktivitet që transmetohet në RTSH. Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve dhe goglat kanë përcaktuar pikërisht këto dy përballje.
Ashtu si një vit më parë, Dinamo City që është edhe mbajtësja në fuqi e trofeut, do të përballet me Vllazninë në gjysmëfinale. Egnatia dhe Elbasani, dy rivalë për titullin në kampionat, do të sfidohen edhe në Kupë, duke kërkuar kalimin në aktin final të këtij komepticioni.

Kualifikimi për në finale përcaktohet me sistemin vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit më 22 prill.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




