Rritja e çmimit të hidrokarbureve, Ibrahimaj: Task-Forca do monitorojë tregun çdo ditë, nuk gjykojmë se situata është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës
Situata në Lindjen e Mesme ka çuar në rritjen e çmimit të hidrokarbureve në shumë vend. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije takimin e zhvilluar me tregtarët kryesor të karburanteve dhe Shoqatës së Hidrokarbureve ku është ngritur alerti për rritjen e shpejtë të këtyre çmimeve.
Ibrahimaj theksoi se gjatë këtij takimi është diskutuar për detyrimin për mbajtjen e rezervës që të mos kalohet në situata emergjente. Ajo shtoi se përmes Task-Forcës së ngritur do të kontrollohet tregu çdo ditë, në mënyrë që të mos ketë abuzime me çmimet.
“Diskutuam për situatën ekonomike dhe çmimet e karburanteve. Kemi bërë një takim me tregtarët kryesorë të karburanteve për të ngritur alertin për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës të ndikuar nga lufta në lindjen e mesme.
Kemi diskutuar për detyrimin e tyre për mbajtjen e rezervës që të mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë çmimet e bursës, naftë, benzinë, gaz që hyjnë dhe dalin. Si dhe me çmimin e tabelave që shkojnë për tregtim. Kemi pasur eksperiencë kur çmimet e karburanteve janë rritur në mënyrë eksponenciale, nuk gjykojmë se situata është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës. Nëse do kemi rritje të mëtejshme do hyjmë në atë regjim”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




