Ministri Malaj: Gjatë 2027-2029 parashikojmë rritje mesatare ekonomike me rreth 4%

Ekonomi | 7 muaj më parë

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije se gjatë periudhës 2027-2029 është parashikuar një rritje mesatare ekonomike me rreth 4%.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së qeverisë, Malaj u shpreh se për të njëjtën periudhë është parashikuar që të ardhurat të jenë rreth 500 milionë euro më shumë çdo vit.

“Gjatë periudhës 2027-2029 ne kemi parashikuar rritje mesatare ekonomike me rreth 4%

Ndërkohë që të ardhurat që parashikojmë për të njëjtën periudhë janë rreth 500 mln euro më shumë çdo vit. Kjo përkthehet me një rritje me rreth  10% të rritjes së shpenzimeve në bujqësi, shëndetësi, arsim dhe kështu me radhë”, deklaroi Malaj.

Ministri theksoi se përmes rritjes së hapësirave që qeveria ka krijuar “jemi në linjë për të përmbushur detyrimet që kemi në lidhje me mbrojtjen për të arritur tragetin që duhet të kapin 3.5% të GDP apo PBB si shpenzime për mbrojtjen”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme