Incident në Hollandë, shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam

Europë | 8 muaj më parë

Një sulm me pajisje shpërthyese shënjestroi gjatë natës që lamë pas një shkollë hebreje në Amsterdam, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Kryeyebashkaku i kryeqytetit holandez ngjarjen e cilësoi sulm të shënjestruar ndaj komunitetit hebre.

Ngjarja ndodhi në atë që cilësohet lagja moderne hebreje e Amsterdamit ku ndodhen sinagoga, shkolla fetare dhe restorante. Policia ka siguruar pamjet e personit që besohet se shpërtheu bombën në muret e jashtme të institucionit arsimor.

Ky incident është më i fundit i një vale dhune antisemitike në Europë në një kohë që vijon konflikti amerikano izraelit me Iranin. Të premten, shpërthimi i një pajisjeje eksplozive shkaktoi zjarr në hyrje të një sinagoge në Roterdam, ngjarje për të cilën u vunë nën pranga katër adoleshentë. 

Një tjetër shpërthim ndodhitë hënën   pranë një sinagoge në Liege të Belgjikës. Edhen në SHBA janë shtuar aktet e antisemitizmit, ku person mësyu të enjten  me automjet brenda një sinagoge në Michigan duke shkaktuar zjarr atje. Në automjet iu gjet një sasi e konsiderueshme pajisjes eksplozive.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme