Kombëtarja U-21, Shqipëria do të përballet me Uzbekistanin në miqësore më 30 mars

Kombëtarja | 8 muaj më parë

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Uzbekistanit U-21 më 30 mars në Antalia, Turqi.

Pas anulimit të dy ndeshjeve miqësore të planifikuara më parë në Antalia, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Uzbekistanit për zhvillimin e kësaj sfide miqësore.

Takimi mes Shqipërisë U-21 dhe Uzbekistanit U-21 do të luhet më 30 mars, në orën 14:30, në Antalia dhe do të shërbejë si një test i rëndësishëm për ekipin kuqezi në kuadër të përgatitjeve për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.

FSHF do të vijojë të informojë për çdo zhvillim në lidhje me programin e ndeshjeve të Kombëtares U-21.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme