U vetëdorëzua në polici pas zbulimit të laboratorit të drogës, lirohet drejtori i pezulluar i burgut të Rrogozhinës, në kërkim vëllai i tij
Është lënë i lirë drejtori i pezulluar i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa pak orë pasi u vetëdorëzua pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit pas dyshimeve për lidhje me 2 magazina kanabisi që u zbuluan në Peqin.
Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Flutura Tota, hetimet paraprake kanë zbuluar se Bilal Hasa nuk ka lidhje me magazinat me kanabis.
Hetimet për të do të vijojnë në gjendje të lirë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim vëllanë e tij.
Kujtojmë se një ditë më parë, Hasa u paraqit vullnetarisht pranë ambienteve të Policisë së Elbasanit, pas shpalljes në kërkim si i dyshuar se drejtonte një rrjet të mirëorganizuar për kultivimin e lëndëve narkotike.
Pak pak vetëdorëzimit të tij, Drejtoria e Përgjtihshme e Burgjeve ndërmori hapat administrativë duke e pezulluar zyrtarisht Bilal Hasën nga detyra si kreu i IEVP Rrogozhinë, në pritje të përfundimit të hetimeve.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit,” theksohej në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




