Favoritët për të shkuar në Kupën e Botës, rriten ndjeshëm shanset e Kosovës

Fitorja në Sllovaki e ka ndryshuar statusin e Kosovës, që tashmë ka më shumë shanse për të shkuar në Botërorin 2026. Sipas të dhënave të “Football Meets Data”, Italia është kandidate kryesore për të fituar në finalet e Play-off-it.
Në renditjen e saj, “Dardanët” mbajnë vendin e 5-të, me 45% shanse për të shkuar në Kupën e Botës. Kosova renditet e para te skuadrat jofavorite, por ajo mund të bëjë befasinë në sfidën e 31 marsit kundër Turqisë.

Italia, gjithmonë sipas “Football Meets Data”, ka 70% shanse për të shkuar në Botëror. Pas saj vijnë me radhë Suedia, Danimarka dhe Turqia. Kjo e fundit ka 55% shanse ndaj 45% të Kosovës.
Polonia, skuadra që eliminoi Shqipërinë, ka 44% shanse të kualifikohet dhe kjo tregon se ka shumë pak diferenca. E fundit është Bosnjë Hercegovina me 30%.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




