Vendimet e Disiplinës/ Konvertohet dënimi i Aleksit, Egnatias i rikthehet kapiteni

Abissnet Superiore | 7 muaj më parë

Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për javën që lamë pas. Në fakt, ka qenë vetëm një vendim, që bën të buzëqeshë Egnatian, pasi është pranuar kërkesa e Aleksit për të konvertuar pjesën e mbetur të dënimit dhe për rrjedhojë kapiteni i rrogozhinasve mund të rikthehet në fushë nëse paguhet detyrimi monetar i vendosur.

Nuk ka patur vendime të tjera në lidhje me ngjarjet e javës që lamë pas në futbollin shqiptar.

“Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u  bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,

VENDOSI:

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Albano Aleksi, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme