Bisedimet në Islamabad, Irani: SHBA dështoi të fitojë besimin tonë

Irani ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk arritën të fitojnë besimin e Teheranit gjatë raundit të fundit të negociatave të zhvilluara në Islamabad. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, tha se pavarësisht propozimeve të paraqitura nga delegacioni iranian, pala amerikane nuk tregoi gatishmëri për të ndërtuar besim reciprok.
“Ne kemi vullnet dhe qëllim të mirë, por për shkak të përvojave nga dy luftërat e mëparshme nuk mund t’i besojmë palës tjetër,” u shpreh Qalibaf, duke nënvizuar se mungesa e besimit është pengesa kryesore për progres në bisedime.
Ish-ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, akuzoi Washingtonin se ka tentuar të “diktojë” kushtet e marrëveshjes, gjë që sipas tij çoi në dështimin e bisedimeve. “SHBA nuk erdhi për të negociuar, por për të imponuar,” tha Zarif.
Megjithatë, Teherani falënderoi Pakistanin për rolin ndërmjetësues, duke e cilësuar si një hap që ka hapur një dritare të re për diplomaci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




