Reali nis përgatitjet për ndeshjen me Bayern-in, mungon Kylian Mbappé

Real Madrid rikthehet në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e kthimit me Bayern-in e Mynihut. Të besuarit e Arbeloa-s ishin prezent sot në Valdebebas ku mungoi Kylian Mbappé.
Sulmuesi francez u dëmtua në kokë pas një dyluftimi të ashpër të premten në ndeshjen me Girona-n. Vitor Reis e goditi në ballë ndërsa mjekët ndërhynë menjhëre ëduke qepur plagën.
Sipas klubit spanjoll prezenca e sulmuesit francez nuk është në rrezik dhe se ditën e sotme ai e kishte bërë pushim në dakordësi me trajnerin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




