Botërori 2027 për vajza/Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Uellsit

Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e sotme përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh, si dhe e përqëndruar maksimalisht në prag të kësaj sfide të rëndësishme.
Për këtë takim, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion lojtaren Alma Hilaj, e cila do të mungojë për shkak të kartonëve të marrë në dy ndeshjet e para si dhe mbrojtësen Melissa Tom.
Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet tw martwn në orën 20:15 (CET) në stadiumin “Stok Cae Ras”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




