Paketa e maleve, Rama: I jep zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë dhe lehtësuar investimet

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot rëndësinë e Paketës së Maleve, një projekt i qeverisë që synon të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në zonat malore të vendit.
Në një postim në Facebook, shoqëruar me një publikim të realizuar përmes inteligjencës artificiale, Rama ka deklaruar se kjo paketë do të hapë një perspektivë të re për komunitetet, duke legalizuar pronësinë dhe duke lehtësuar investimet.
Sipas tij, përmes kësaj nisme do të krijohen mundësi konkrete për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ekonomisë rurale, duke i kthyer zonat malore në motorë të rinj të zhvillimit lokal.
“Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe krijuar mundësi reale në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




