Rrëfimi i ish-lojtarit të Borusias: Jetoja në luks, tani kam shpenzuar 4 milionë euro si vullnetar

“Shpejt kursimet e mia do të mbarojnë. Jam vullnetar dhe kam shpenzuar gati 4 milionë euro nga xhepi im”, – ka treguar ish-mbrojtësi i Borusia Dortmund, Neven Subotiç, për “Die Welt”.
Nga një jetë luksi te puna me njerëzit në vështirësi, deri te kriza ekonomike. Gjermani i lindur në ish-Jugosllavi dhe pastaj i rritur në SHBA, ka jetuar disa jetë: “Më parë kisha një shtëpi shumë të madhe me hidromasazh, kisha makina sportive dhe bëja jetë të çmendur, pa reflektuar për paratë. Pastaj, në 2010-ën, pata një ndërgjegjësim dhe pak më vonë lindi shoqata”.

Më tej ish-futbollisti rrëfen: “Kemi arritur të çojmë ujë dhe shërbime sanitare për rreth 439 mijë individë në zonën lindore të Afrikës. E kemi nisur me 76 mijë euro vitin e parë, sot kemi kaluar milionë 5 milionë euro”.
Subotiç tashmë është pranë krizës: “Nuk kam marrë kurrë paga faraonike, prandaj dhe mbështetja ekonomike e kompanive sot është bërë jetësore për të mbuluar kostot, që misioni ynë të vazhdojë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




