Rritet çmimi i naftës, Bordi vendos shitjen me 202 lekë për litër. Më shtrenjtë edhe benzina, 176 lekë për litër

Çmimi i karburanteve në vend ka ndryshuar këtë të mërkurë (22 prill), pas vendimit të marrë nga Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 202 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Për benzinën, çmimi i pakicës është vendosur 176 lekë/litër, ndërsa i shumicës 164 lekë/litër.
Përpara këtij vendimi, çmimi naftës ishte 197 lekë/litër, ndërsa i benzinës 172 lekë/litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 22 Prill 2026, ora 12:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të përcaktohen ndryshimet e reja në çmime.
Bordi ka theksuar se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë ka detyrimin të zbatojë këtë vendim, ndërsa shkeljet do të përballen me masa, përfshirë pezullimin e aktivitetit.
Vendimi:
Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




