Zhulali: Shqipëria rrezikon të humbasë mundësinë historike për integrim në BE
Drejtoresha për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, Ida Zhulali, ka pretenduar se Shqipëria mund të humbasë “një mundësi historike” për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Zhulali tha akuzoi qeverinë se po rrezikon rrugëtimin e vendit drejt integrimit në BE.
“Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm gjeopolitik dhe BE kërkon të zgjerohet drejt Ballkanit perëndimor. Ky është një çast historik i papërsëritshëm. Mënyra si po sillet qeveria aktuale dhe problemet që ka Shqipëria, duket se nuk do na kualifikojnë për të hipur në këtë stacion dhe kjo është humbja e një mundësie historike që ne nuk e dimë nëse do të na vijë në një moment tjetër. Jo vetëm që jemi në rrezik serioz, por duket që e vetmja gjë që kjo të zhbllokohet është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe ardhja e një qeverie kujdestare që do të kishte një fokus të qartë që të na kualifikonte në minimumin e pranueshmërisë”, tha Zhulali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




