Goditen 3 subjekte të pa licencuara për këmbim valutor në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro dhe valuta të tjera

Tre subjekte në Tiranë janë konstatuar duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor, pa qenë të pajisura me licencën përkatëse. Si rezultat, autoritetet kanë nisur procedim penal ndaj tre pronarëve të tyre.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash: 45 000 euro, 7 000 dollarë, 3 000 paund dhe 1 500 000 lekë.
Sipas të dhënave, aktiviteti i paligjshëm u evidentua në subjekte të ndodhura në rrugët “Abdyl Frashëri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”. Në vijim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet për shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet dhe verifikimet në terren do të vijojnë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo aktiviteti të paligjshëm në fushën e këmbimit valutor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




