Barcelona arkëtoi 16.2 mln euro nga shitja e biletave të “el Clásico”-s

Drejtori i Përgjithshëm i Barcelona-s, Manel del Río, ka zbuluar impaktin e madh që kishte modernizimi i “Camp Nou”. Vetëm për ditën e djeshme në ndeshjen mes Barçës dhe Real-it ekipi vendas ka arkëtuar plot 16.2 milionë euro nga shitja e biletave.
“Të gjithë duhet të dinë se 80% e kapacitetit të stadiumit i është dhënë tifozëve të abonuar. Kërkesa ishte e madhe, por ne kemi arritur që të arkëtojmë më shumë se një vit më parë. Në këtë ndeshje kemi arkëtuar më shumë se 16 milionë euro ndërsa sezonin e kaluar kjo shifër ishte 13.9 milionë euro”, shpjegoi Río.
Kapaciteti i stadiumit ditën e djeshme ishte 62,000 vende ndërsa në të ardhmen kjo shifër mund të shkojë deri në 104,300.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




