U shpall lojtari i ndeshjes, Qefalija: Kënaqësi dhe privilegj…

Klevi Qefalija u shpall lojtari i ndeshjes finale të Kupës, të fituar me rezultatin 3-2 nga Dinamo përballë Egnatias. Pas ndeshjes dhe momenteve festive, lojtari i bluve foli për emisionin “Super Gol” në RTSH: “Të fitosh Kupën dhe çmimin e lojtari të ndeshjes është një kënaqësi dhe privilegj. Ishte një ndeshje e luftuar, por ia dolëm të fitonim”.
“Në aspektin personal me kanë penalizuar dëmtimet. Sot luajta me frikë sepse kam pjesën e kofshës të dëmtuar. Nëse nuk do të kisha ato dëmtime, do të bëja më mirë se kaq. Tani jam mirë dhe shpresoj që mos të kem më dëmtime”.
“Final Four? Diferenca 7 pikë është shumë. Por do të mundohemi që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




