Kupa për Interin, festojnë edhe 7 klube të tjera! Si ndryshon gara për Europën

Itali | 6 muaj më parë

Napoli, Juventus, Milan, Roma dhe Como, por më shumë Atalanta e Gjimshitit, buzëqeshin për suksesin e zikaltërve. Nga kampionati kualifikohen 7 skuadra në kupat e Europës.

Interi fitoi Kupën e Italisë për herë të 10-të në historinë e tij, por festa nuk ishte vetëm për këtë skuadër. Suksesi i kampionëve të Italisë në finalen kundër Lacios ka lumturuar edhe 7 klube të tjera, veçanërisht Atalantën. Gjimshitit me shokë tashmë u mjafton një pikë për të siguruar pjesëmarrjen në Conference League.

Falë trofeut të fituar nga zikaltrit, vendet për kompeticionet europiane nga kampionati do të jenë 7 dhe ky është një lajm i mirë edhe për Napolin, Juventusin, Milanin, Romën dhe Como-n, që nëse nuk mbajnë vendin në Champions, mund të ngushëllohen me Europa League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme