Baathu: Gazetaria e lirë dhe e pavarur, themeli i shoqërisë demokratike. Një media e dobët, cenon sigurinë kombëtare
Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias Jan Braathu në fjalën e mbajtur në konferencën për lirinë e medias, vuri theksin te gazetaria e lirë, e pavarur dhe e sigurt si themel për shoqërinë dhe demokracinë.
Braathu u shpreh se pa një gazetari etike dhe transparente nuk ka shoqëri demokratike, teksa shtoi se media e lirë nuk është komponent fakultativ i shoqërive të hapura, por një parakusht i domosdoshëm për çdo shoqëri.
“Gazetaria e lirë e pavarur dhe e sigurt, thelbësore për shoqërinë dhe detyrim demokratik.
Puna e OSBE në mjedise sfiduese e paçmuar në avancimin e lirisë së medias. Çdo ditë kemi trajtuar dimensione të ndryshme të peizazhit mediatik. Të gjejmë zgjidhje praktike. Në 2025 u fokusuam te siguria e medias dhe kushtet për gazetarët që të lulëzojnë e për të qëndruar të pavarur në planin afatgjatë.
Këtë vit fokus, forcimi i gazetarisë si e mirë publike dhe ky është progresion jetik sepse pa siguri, gazetaria s’mund të shkojë përpara. Gazetaria duhet parë si e mirë publike, duhet mbështetje politike që ajo të funksionojë. Vlera e gazetarisë shkon përtej asaj që prodhon apo e konsumojnë direkt, informon debatin publik, mundëson llogaridhënien, forcon rezistencën demokratike.
Pa një gazetari etike, transparente dhe e sigurt, është më shumë se e mirë publike. Media e lirë nuk është lusk i qeverive dhe nuk është komponent fakultativ i shoqërive të hapura, por është parakusht i domosdoshëm për çdo shoqëri. S’mund të ketë gazetari pa media të lira dhe të pavarura”, deklaroi ai.
Braathu theksoi se kushtet që e lejojnë gazetarinë të përmbushë rolin e saj informues, të lirë dhe të pavarur, po sfidohen gjithnjë e më tepër në një mjedis që sipas tij, po formësohet nga transformimi digjital, shtrëngimet ekonomike, Inteligjenca Artificiale, etj,.
Ai nënvizoi se besimi te institucionet, përfshi këtu edhe median, janë nën kërcënim. Baathu u ndal te kërcënimet në rritje ndaj gazetarëve, duke përmendur presionin publik, politik, sulmet fizike dhe ato online. Në këtë kontekst ai sqaroi se pasojat e një gazetarie të dobët cenojnë cilësinë e debatit publik, llogaridhënien e politikanëve, rezistencën e institucioneve dhe sigurinë kombëtare.
“Kushtet që e kanë lejuar gazetarinë të përmbushë këtë rol po sfidohen gjithnjë e më shumë, në këtë mjedis që po formësohet nga transformimi digjital dhe shtrëngimet ekonomike . IA dhe platformat digjitale po riformësojnë mënyrën si informacioni prodhohet, shpërndahet dhe konsumohet.
Është rritur aksesi, por ka debate për etikën dhe pronësinë, qëndrueshmërinë.
Polariteti po thellohet në të gjithë shoqëritë. Besimi te institucionet, përfshi mediat nën kërcënim. Gazetarët po përballen me rritje kërcënimesh, sikurse janë presioni publik, politik, sulmet fizike dhe sulmet online.
Kur gazetaria dobësohet, pasojat nuk kufizohen vetëm te sektori i medias, por cenon cilësinë e debatit publik, llogaridhënien e politikanëve, cenon rezistencën e institucioneve tona dhe sigurinë kombëtare. Prandaj gazetaria si e mirë publike nuk është fakultative, por thelbësore”, nënvizoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




