Spiunoi kundërshtarin, Southampton përjashtohet nga play-off i Championship

Finalja e play-off-it të Championship(niveli i dytë i futbollit anglez) e planifikuar për të shtunën, më 23 maj, në Ëembley është riplanifikuar në mënyrë të papritur pas një vendimi tronditës që përjashtoi zyrtarisht Southamptonin pas hetimit të Ligës Angleze të Futbollit (EFL) për të ashtuquajturën çështje “Spygate”, e cila kishte si protagonist një analist të Saints të kapur duke spiunuar një seancë stërvitore të Middlesbrough pas dyerve të mbyllura para ndeshjes së parë të gjysmëfinales.
Middlesbrough, i mposhtur nga Southampton në gjysmëfinale, është rikthyer kështu në axhendë dhe do të përballet me Hull City për një vend në Premier League.
Komisioni disiplinor u mblodh sot për të shqyrtuar çështjen dhe, përveç përjashtimit të menjëhershëm nga play-off-et për ngjitje në Premier League, Southampton u penalizua edhe me një zbritje prej katër pikësh që do të vlejë në sezonin e ardhshëm të ligës, sezonin 2026/27.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




