NBA/ New York Knicks rikthehen në finale pas 27 vitesh, mundin me lehtësi Cleveland

New York Knicks rikthehen në finalet e NBA-së për herë të parë që nga viti 1999, pas 27 vitesh. Me fitoren e fundit 130-93 ndaj Cleveland, Knicks kompletuan serinë 4-0.
Karl Anthony-Towns realizoi 19 pikë në këtë ndeshje dhe ishte autor i 14 ribaundeve. OG Anunoby shënoi 17 pikë dhe New York Knicks mposhtën me lehtësi Cavaliers mbrëmjen e së hënës. Rezultati 130-93 flet qartë për dominimin e Knicks.
Kompletohet kështu seria prej katër fitoresh radhazi në finalet e Eastern Conference, duke bërë që Knicks të shkojnë në finalet e NBA-së për herë të parë që nga 1999-a.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




