Ndërtimet pa leje, IKMT shemb disa objekte në Qeparo, Llogara dhe Himarë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të jugut të vendit, duke ndërhyrë në Llogara, Himarë dhe Qeparo.
Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, është shembur një objekt pa leje me sipërfaqe 53 metra katror, njëkatësh, i ndërtuar me muraturë dhe i mbuluar me soletë. Objekti ishte skualifikuar më herët nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).
Ndërkohë, në zonën pranë plazhit të Filikurit, në Bashkinë Himarë, IKMT ka shembur një mur guri dhe betoni me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.
Një tjetër ndërhyrje është kryer në Qeparo, ku është prishur një objekt dy-katësh me konstruksion betonarme dhe metalik, i ndërtuar pa leje ndërtimi. Sipas autoriteteve, objekti kishte një sipërfaqe totale prej 264 metra katror,.
IKMT vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe zbatimin e ligjshmërisë në territor, veçanërisht në zonat turistike të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




