Iraola refuzon stolin e Milanit

Andoni Iraola nuk do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm. Basku ishte zgjedhja e parë e Cardinales dhe Ibrahimovicit, pasi kishte folur me të dhe me rrethin e tij ditët e fundit për ta bindur të bashkohej me projektin e kuqezinjve.
Megjithatë, ish-mbrojtësi i Athletic Bilbaos nuk ka treguar kurrë ndonjë gatishmëri të vërtetë. Në orët e fundit, ka ardhur një “jo” përfundimtare: ish-trajneri i Bournemouth, të cilin ai e udhëhoqi në Europa League pas një sezoni të shkëlqyer në Premier League që përfundoi me një vend të gjashtë, ka vendosur të fillojë nga e para me një sfidë të re që nuk do të jetë në Itali. Dhe mund të mos jetë as në Angli.
Iraola ka dy oferta shumë interesante në tavolinë, një nga Crystal Palace, të cilët e kanë parë prej kohësh si zëvendësuesin e Glasner, dhe një nga Bayer Leverkusen, të cilët janë në kërkim të një trajneri të ri pas sezonit të kaluar zhgënjyes me Ten Hag fillimisht dhe më pas Hjulmand në stol.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




