Harry Kane nuk fshihet: Pa llogaritur Botërorin, e meritoj “Topin e Artë”!

Futboll Bota | 5 muaj më parë

Sulmuesi anglez i Bajern Mynih, Harry Kane, ka deklaruar për “L’Equipe” se mendon se e meriton “Topin e Artë”: “Pa marrë në konsideratë Botërorin, besoj se jam një nga favoritët për fitimin e ‘Topit të Artë’, bashkë me ata që luajtën në finalen e Champions League.

Gjithsesi, nuk jam një nga ata që pretendojnë vlerësime e çmime, preferoj ta tregoj vlerën time duke luajtur”, – ka thënë ylli i bavarezëve.

Një motivim më shumë për Harry Kane, është vendi ku do të zhvillohet ceremonia e ardhshme e dhënies së “Topit të Artë”, Londra, qyteti i tij i lindjes.

“Ndoshta është një shenjë e mirë. Ta fitoj atë çmim në shtëpinë time do të ishte vërtet diçka speciale. Objektivi im personal i radhës? Të thyej rekordin tim të golave të këtij viti (61 gola)”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme