“Zvërneci”, Rama publikon pamje nga protesta para selisë së PS: Fali Zot se s’dinë ç’bëjnë

Politikë | 5 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga protesta e zhvilluar përpara selisë së Partisë Socialiste në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, ku një grup qytetarësh dëgjohen duke përdorur gjuhë fyese dhe thirrje të ashpra.

Në postimin e tij, Rama ka reaguar në mënyrë kritike ndaj protestuesve, duke i quajtur “mysafirët e paftuar të natës” dhe duke e krahasuar retorikën e tyre me gjuhë urrejtjeje të së kaluarës historike europiane. Ai thekson se thirrjet dhe mesazhet e dëgjuara në protestë nxisin përçarje dhe urrejtje, duke i cilësuar si të rrezikshme për shoqërinë.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë ka bërë gjithashtu paralelizma historikë me lëvizje ekstremiste në Evropë, duke dënuar ashpër gjuhën e përdorur dhe duke apeluar për distancim nga retorika e dhunshme.

“Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek. Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre. Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme