E rëndë në Sarandë, 51-vjeçari plagoset me thikë në mushkëri, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit të Sarandës është paraqitur i plagosur A. Ç. 51 vjeç. Ai kishte marrë një goditje me thikë në mushkërinë e majtë, duke pësuar dëmtime serioze.

Mjekët e Spitalit të Sarandës i kanë dhënë ndihmën e parë të specializuar, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është vendosur transferimi i tij i menjëhershëm me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të avancuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe dokumentimin e shkaqeve që çuan në plagosjen e 51-vjeçarit.

Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Sarandë

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme