NBA Finals/ Wemby tradhëton Spurs-at, New York falenderon duke fituar edhe ndeshjen e dytë

New York fiton edhe ndeshjen e dytë në San Antonio me shifrat 105-104. Për ekipin e Knics ky ishte suksesi i 13-të radhazi në këtë fazë play-off ndërsa ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se titulli kampion është vetëm dy ndeshje larg.
Ekipi i Konferencës së Lindjes është dukshëm në avantazh pasi dy takimet e radhës do të luhen në “Madison Square Garden”.
Sa i përket kronikës Knicks dominuan ndeshjen deri në minutat e fundit kur udhëhiqnin me 14 pikë diferencë, por Spurs nuk u pajtuan me situatën dhe arritën që të zeronin këtë avantazh të miqve.
Në minutën e fundit të ndeshjes teksanët gjetën edhe avantazhin falë tri pikëve të Victor Wembanyama. Francezi ishte protagonist absolut pasi 9 sekonda nga fundi ishte autor i një gabimi trashanik kur humbi kontrollin e topit duke i dhuruar pikët e avantazhit Jalen Brunson. Në fund lojtari i Spurs gaboi edhe një tjetër goditje për tre duke mbyllyr një takim të vështirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




