Reali njofton se Atletico ka refuzuar 150 milionë euro për Alvarezin

Futboll Bota | 5 muaj më parë

Reali i Madridit del zbuluar: Florentino Pérez e ka identifikuar Julian Alvarezin si objektivin e tij kryesor. Presidenti i rizgjedhur së fundmi i “Los Blancos” e ka mbajtur premtimin e tij, duke bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas që aktualisht luan për “Colchoneros”.

Real Madridi e njoftoi lajmin në një deklaratë zyrtare: “Real Madrid CF njofton se, pas takimit të sotëm të Bordit të Drejtorëve, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Club Atlético de Madrid për të drejtat e lojtarit Julián Alvarez”, thuhet në deklaratë.

“Pas studimit dhe vlerësimit të ofertës, Atlético Madrid e falënderoi klubin për ofertën, të bërë në kontekstin e marrëdhënieve të mira midis dy klubeve, dhe e refuzoi atë, duke përmendur klauzolën e lirimit të lojtarit.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme