Egnatia përforcohet me dy lojtarë të rinj, i bashkohen ekipit kampion në Bullgari

Futboll Vendi | 5 muaj më parë

Kampionët në fuqi të Egnatias po zhvillojnë fazën përgatitore në Bullgari, ku nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede janë vënë edhe dy futbollistë të rinj. Rrogozhinasit kanë përforcuar mesfushën dhe krahun e majtë të mbrojtjes.

RTSH Sport mëson se Ibrahim Diabate, një 22-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, është blerja e re e Egnatias. Ai ka luajtur me kombëtaren U-21 të Bregut të Fildishtë dhe ka nofkën “Pogba”. Mesfushori vjen nga Zulte Veregen dhe ka nisur stërvitjen me grupin në Bullgari.

Goditja tjetër e rrogozhinasve është një emër i njohur në futbollin shqiptar, braziliani Jago. Mbrojtësi i majtë u largua pak ditë më parë nga Vllaznia, ku ka luajtur sezonet e fundit, dhe tashmë është bashkuar me kampionët në Bullgari.

Të dy këta lojtarë do të jenë në dispozicion të trajnerit Dede për sfidat e Championsit kundër Petrokub të Moldavisë. Pritet që skuadra rrogozhinase të bëjë të tjera goditjë gjatë ditëve në vazhdim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme