Miss & Mister Turizmi 2026, Kukësi mirëpret aktivitetin promovues

Aktualitet | 4 muaj më parë

Vajza e djem nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, mes tyre edhe nga Kukësi e Hasi, sfilojnë në sallën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”. Sot janë në prova e pas dy ditësh do të jenë para publikut në Miss & Mister Turizmi 2026.

Nuk është si aktivitetet e tjera të bukurisë e modës. Konkurrentët e rinj do të sfilojnë me veshjet kombëtare të stiluara mjeshtërisht të të gjitha krahinave, ndërsa muzika tradicionale do t’i shoqërojë gjithnjë në sfond. Për të rinjtë pjesëmarrës në këtë konkurs, ky aktivitet është më së i duhuri.

Myzejen Konduri, producentja e këtij aktiviteti, thotë se Kukësi nuk është përzgjedhur rastësisht, por për atë vlerë të çmuar që ka dhe që synon të arrijë përmes kulturës, trashëgimisë dhe turizmit.

“Ishte një fat që ne ramë dakord me Bashkinë e Kukësit. Ky event është përcjellës i vlerave, ku evidentohet, propagandohet dhe kultivohet trashëgimia kulturore tek rinia, te e ardhmja e këtij vendi”, tha ajo.

Në garë janë rreth 50 konkurrentë, vajza e djem të rinj, që vijnë thuajse nga të gjitha qytetet, në edicionin e 20-të të Miss & Mister Turizmi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme