Statistika/ Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Në fund të ndeshjes me Suedinë, trajneri i ekipit skandinav e evidentoi si lojtarin që vendosi ndeshjen edhe pse nuk shënoi asnjë gol. Michael Olise ka qenë një lojtar kyç për Francën në katër takimet e para të këtij Botërori ku dy herë kampionët e botës konsiderohen tashmë si favoritët absolut.

Përveç trofeut Olise po ndjek edhe një rekord unik, i cili është vendosur në 1970 nga Pele. Ylli i futbollit brazilian mbylli atë edicion të Kupës së Botës me plot 5 asist. Deri më tani Olise ka ka përgatitur 4 gola për shokët e tij dhe i mungon vetëm një për të barazuar rekordin e brazilianit.

Por Olise nuk është vetëm cilësi është edhe sasi. Sipas “l’Equipe” ai është lojtari, i cili ka vrapuar më shumë në ekipin e Didier Deschamps. Në katër takime ai ka përshkuar plot 40.9 km. A.V.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme