Tenis/ Sinner sërish “mbret” në Wimbledon, mposht Zverev pas 4 setesh në finale

Sporte të tjera | 4 muaj më parë

Numri 1 i botës fiton në barin anglez për të dytin vit radhazi pas një beteje shumë të fortë dhe komplekse.

Jannik Sinner konfirmohet “mbret” i Wimbledon-it. Numri 1 i tenisit të meshkujve ka triumfuar edhe në 2026-ën, duke mundur në finale Alexander Zverev me përmbysje, me rezultatin 6-7, 7-6, 6-3 dhe 6-4. Ndeshja zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë, me gjermanin që në fillim ishte vrastar nga shërbimi.

Me kalimin e game-ve italiani arriti të përgjigjej si duhet dhe të përmbyste rezultatin. Ky ishte titulli i 5-të Slam për Sinner, i dyti radhazi në Wimbledon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme