Policia e Atlanta-s bëhet gati për Angli-Argjentinë dhe i frikësohet përleshjeve mes tifozerive respektive

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Policia e Atlanta-s ka siguruar se po bën gjithçka që për ndeshjen mes Anglisë dhe Argjentinës të flitet vetëm për futboll.

Qendra kryesore e Shtetit të Georgia-s do të jetë arena ku do të caktohet finalistja e dytë e turneut më të rëndësishëm futbollistik dhe në qytet pritet që të jenë minimalisht rreth 75.000 mijë tifozë me biletë për sfidën e ndezur.

Takimet mes Anglisë dhe Argjentinës në Botërorë janë shoqëruar gjithmonë me polemika në fushë, të cilat jashtë saj i kanë lënë vendin edhe përleshjeve mes tifozerive respektive.

Për të evituar kaosin në qytet, në zemër të të cilit ndodhet edhe “Mercedes-Benz Stadium”, policia e Atlanta-s po merr masat që të mbajë në distancë tifozët e dy skuadrave, të cilat nuk janë ndeshur me njëra-tjetrës prej gati dy dekadash. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme