Festa Kombëtare e Francës, kryeministri Rama i ftuar i Macron, Europa mblidhet në Champs-Élysées

Politikë | 4 muaj më parë

Radio Televizioni Shqiptar ka sjellë sot drejtpërdrejt ceremoninë festive dhe paradën e shteteve në kuadër të 14 Korrikut, Festës Kombëtare të Francës.

I pranishëm në ceremoninë zyrtare ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Ai ka qëndruar pranë Presidentit Macron së bashku me bashkëshorten Linda Rama, teksa në Champs-Élysées ishin të pranishëm të gjithë liderët europianë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama mori pjesë në punimet e samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Takimi mblodhi në Paris krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme