Argjentina u ktheu shpinën në momentin e ceremonisë, Olmo komenton sjelljen e turpshme

Botërori 2026 | 3 muaj më parë

Finalja e Kupës së Botës la një imazh të turpshëm që do të mbetet përgjithmonë i skalitur në historinë e errët të Argjentinës.

Ndërsa Spanja merrte medaljet e Kupës së Botës dhe ngrinte trofeun, lojtarët argjentinas u kthyen shpinën lojtarëve spanjollë, duke treguar mungesë respekti ndaj kundërshtarëve të tyre në atë moment gëzimi të pastër.

Kjo ndodhi menjëherë pasi skuadra spanjolle kishte formuar një koridor  nderi ku argjentinasit kaluan kur shkuan për të marrë medaljet e tyre të vendit të dytë. Ky imazh po bëhet viral dhe të gjithë po kritikojnë sjelljen e argjentinasve.

Dani Olmo u pyet për këtë episod në zonën e mikse dhe nuk i kurseu fjalët: “Nuk na intereson. Ajo që është e rëndësishme janë vlerat që duam të transmetojmë. Ne jemi një shembull për shumë breza dhe mendoj se edhe ata duhet të jenë. Tani, do ta shijojmë”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme