Ekspozita “Një jetë në art ”, një rrugëtim artistik ndër dekada në veprat e Zaim Elezit
Ekspozita “Një jetë në Art” sjell për publikun krijimtarinë shumëvjeçare të artistit Zaim Elezi, përmes një përzgjedhjeje veprash që pasqyrojnë natyrën shqiptare me tematika të ndryshme.
Një rrugëtim i gjatë krijues, i shënuar nga piktura, skenografia dhe kostumografia, vjen për publikun përmes ekspozitës “Një jetë në Art”, nga artisti Zaim Elezi.
Ekspozita sjell në një hapësirë të vetme një përzgjedhje prej 20 veprash unike, me portrete të ikonave të skenës, për të vijuar me qytete të ndryshme të Shqipërisë, me tematika të ndryshme, për të dëshmuar ndjeshmërinë artistike.
Gjuha e veçantë figurative, si dhe pasqyrimi i motiveve njerëzore, i japin dritë ekspozitës “Një jetë në Art”.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




