Inter, Bisseck rinovon kontratën deri në vitin 2031

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Tani është zyrtare: rrugëtimi i Yann Bisseck me zikaltërit vazhdon. Mbrojtësi gjerman, i cili është pjesë e Interit që nga viti 2023, e ka zgjatur kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2031.

“FC Internazionale Milano njofton se është arritur marrëveshja për zgjatjen e kontratës së Yann Bisseck: mbrojtësi, i lindur në vitin 2000, do të mbetet zikaltër deri më 30 qershor 2031,” deklaroi klubi.

Kjo është një zgjatje e rëndësishme për mbrojtësin qendror, emri i të cilit më parë ishte përfolur për një kalim te Bayerni i Mynihut. 25-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme