Forcat e Armatosura marrin 40 mjetet e para taktike “Made in Albania”, Rama: Ditë historike për industrinë ushtarake

Aktualitet | 3 muaj më parë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë marrë në dorëzim 40 mjetet e para taktike të prodhuara në vend sipas standardeve të NATO-s, në një ceremoni ku Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si një moment historik për industrinë ushtarake shqiptare.

Mjetet janë prodhuar nga kompania “Timak Defence”, e cila nisi si një startup shqiptar dhe është shndërruar në një kompani prodhuese për sektorin e mbrojtjes. Shteti shqiptar është aksioner në këtë sipërmarrje përmes partneritetit mes “Timak Defence” dhe kompanisë shtetërore KAYO, e krijuar për bashkëpunime strategjike në fushën e mbrojtjes.

Sipas Ramës, synimi është ndërtimi i një industrie ushtarake “Made in Albania”, e aftë të përmbushë nevojat e Forcave të Armatosura, por edhe të eksportojë produkte në vendet partnere dhe aleate.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se dorëzimi i flotës së parë të mjeteve taktike shënon kalimin nga vizioni në realitet.

“Sot është një ditë historike për industrinë e re ushtarake sepse sot ajo çka ishte në vizion dhe në strategjinë e shkruar është e prekshme në sy. Flota e prodhuar në Shqipëri për FA sapo ka nisur të vihet në dispozicion të ushtrisë shqiptare. Është një moment i jashtëzakonshëm pasi ndodh të shohim rezultatin e një përpjekje shumë të gjatë. Ka nisur në buzë të greminës për Shqipërinë dhe për FA të cilat ishin në pikën e hallin, ishin vetëm një ushtri që mbahej në këmbe nga pasion, nga vullneti, dija dhe nga patriotizmi i atyre që në fëmijëri ja kanë kushtuar jetën uniformën që ushtarakut por që ishin të braktisur në fatin e tyre. As nuk bëhej fjalë të kishim një industri ushtarake ndërkohë që historitë e tenderave, historitë e blerjeve te makinerive laramane ishin historia e përditshme e shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi se Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re zhvillimi, duke mos qenë më vetëm përdoruese e teknologjisë ushtarake, por edhe projektuese dhe zhvilluese e kapaciteteve të saj.

“Sot jemi dëshmitar se kemi hyre në një fazë të re, jemi dëshmitar se Shqipëria nuk është vetëm përduruese e teknologjisë së mbrojtjes por është edhe projektuese dhe zhvilluese e kapaciteteve teknologjike të cilat sapo kanë nisur të japin rezultatet e para. Nuk jemi të prirur të blejmë nga jashtë asgjë që mund ta prodhojmë këtu, nuk jemi të prirur të mik presim kompani të huaja që marrin asetet tona dhe i çojnë jashtë, nuk jemi të prirur të shohim si të tjerët fitojnë dhe shteti shqiptar v3ë në dispozionin asatete dhe merr vetëm disa përfitime. Çdo komapni që vjen në Shqipëri për të investuar është e mirëpritur që të pranojë shtetin si ortak”, tha ai.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme