Defekt në tubacionin e ujësjellësit te mbikalimi i TEG, pritet rikthimi i furnizimit me ujë brenda disa orëve

Një defekt i ndodhur në tubacionin e ujësjellësit në zonën e mbikalimit të TEG ka sjellë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për disa zona.
Sipas njoftimit të UKT-së, stafi teknik ka ndërhyrë menjëherë në terren për riparimin e tubacionit DN 315 mm HDPE, i cili furnizon me ujë zonën e Daiasit dhe të Lundrës.
Ekipet teknike kanë nisur punën për riparimin e defektit, ndërsa sipas UKT-së, pritet që furnizimi me ujë të rikthehet brenda dy orëve të ardhshme.
UKT bën me dije se po vijon puna në terren me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të ndërhyrjes dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




