E rëndë në Tropojë, dyshohet se u mbyt teksa lahej në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku një i ri nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes gjatë kohës që po lahej në ujë.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Viktima, shtetasi kosovar me iniciale L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej në këtë zonë i shoqëruar nga disa shokë të tij në momentin kur u fut në liqen për t’u larë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e trupit të 20-vjeçarit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme