Pickimi nga peshku harabel, Në qendrën shëndetësore në Darëzezë, 3-4 raste në ditë
Edhe këtë vit sezonal në bregdetin e Darëzezës pickimet nga peshku harabel janë kthyer në shqetësim për pushuesit dhe vizitoret që zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh ranor. Sipas mjekes në Qendrën Shëndetësore Verore Era Liçaj, deri me tani kanë marrë ndihmë afro 1300 pacientë , një numër relativisht i larte krahasuar me te njëjtën periudhë të vitit te kaluar.
“Pickimi i peshkut është paksa i shpeshtë. Mund të jenë rreth tre-katër raste në ditë, ndoshta pak më tepër gjatë fundjavës. Pacientët paraqiten me ndjesi paniku, dhimbje dhe mpirje të gjymtyrëve të poshtme. Megjithatë, arrijnë të stabilizohen”, tha Liçaj.
Mjekja thotë se pushuesit që janë pickuar nga peshku harabel duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore pasi mund të shkaktoje edhe reaksione të fuqishme alergjike.
“Mund të jetë një situatë kalimtare, duke mbajtur thjesht në ujë të ngrohtë anën e prekur, pasi kryesisht pickon në zonën e këmbëve, sepse qëndron pranë bregut. Por mund të ketë edhe reaksione më të fuqishme alergjike, kështu që këshillohet që të paraqiten sa më shpejt në qendrën shëndetësore”, tha ajo.
Por pickimet nga peshku harabel, nuk janë i vetmi shkak që pushuesit kanë marrë shërbim shëndetësor pranë kësaj qendre.
E ndërsa temperaturat vijojnë të jenë të larta dhe frekuentimi i plazhit apeli shkon për të gjithë pushuesit është që të evitojnë orët e pikut, të qëndrojnë të hidratuar. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë veçanërisht pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese, të moshuarit dhe prindërit për fëmijët e vegjël.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




