Gatishmëri e plotë shëndetësore në Levan, ekipet mjekësore në terren për emergjencën e zjarreve

Strukturat shëndetësore kanë kaluar në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur nevojave mjekësore dhe emergjencave të krijuara nga zjarret e përmasave të mëdha në zonën e Levanit.
Në terren janë angazhuar 9 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan, si dhe dy autoambulanca me personel nga Spitali Rajonal i Fierit. Për të garantuar mbulim sa më efektiv, njëra nga autoambulancat është stacionuar në Levan, ndërsa tjetra qëndron në gatishmëri për ndërhyrje operative.
Lidhur me pasojat shëndetësore te qytetarët, autoritetet njoftojnë se “deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore”.
Përveç mbulimit në vendngjarje, është përgatitur edhe rrjeti i spitalit rajonal. Zyrtarët sqarojnë se “për çdo rast të mundshëm të urgjencës kardiake, është koordinuar trajtimi pranë Spitalit Memorial Fier, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe të specializuar”, ndërsa monitorimi i situatës po vijon pa ndërprerje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




