Juventusi humbet të tjera pjesë, rrezik operacioni në menisk për Manuel Locatelli-n

Emergjenca vazhdon për “Zonjën”, me mesfushorin që mund të mos jetë i disponueshëm për ca kohë. Më parë kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale Yildiz dhe Thuram.
Juventusi vazhdon të humbasë pjesë. I fundit është Manuel Locatelli, i cili la fushën pasi ndjeu dhimbje në gju gjatë ndeshjes me Milanin. Mesfushori ka kryer kontrolle në “J Medical” dhe në ambientin bardhezi i druhen një problemi në menisk. Për pasojë, një rreziku për ndërhyrjen e tretë kirurgjikale, pas atyre të Kenan Yildiz dhe Khephren Thuram. Turku mund të kthehet në nëntor, kurse francezi e ka mbyllur vitin 2026.
Situata e Locatelli-t po vlerësohet, ai mund të ndjekë edhe një terapi konservative dhe trajneri Spalletti kryëqzon gishtat e shpreson të mos humbasë për shumë kohë nga tjetër lider të skuadrës.
Juventusi është në emergjencë, u përball me Milanin me 7 mungesa. Përveç Yildiz dhe Thuram, nuk ishin pjesë e skuadrës McKennie, Pape Sarr, Cambiaso, Ekhator dhe Cabal. Për ndeshjen e radhës shpresohet që të rikuperohen tre lojtarë dhe konkretisht Cambiaso, McKennie dhe Pape Matar Sarr.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




