Katër itinerare turistike digjitale në Lezhë, nisma synon të bëjë më të njohura pasuritë historike

Turizëm | 1 orë më parë

Ofertat e guidave turistike krijojnë një klimë të favorshme zhvillimi për zonat me resurse kulturore dhe turistike.

Nisma, e mbështetur nga Bashkia Lezhë dhe PNUD, për përgatitjen e katër itinerareve të reja turistike synon të jetë tërheqëse për shumë vizitorë, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit edhe jashtë sezonit veror.

Mario Paloka, koordinator i Ambasadorëve të Paqes “Do të shohim, siç kemi thënë, se çfarë është e aksesueshme dhe çfarë jo, cilat pika ndodhen në prona private, sepse do të kemi kujdes që ta drejtojmë turistin dhe ta vendosim në një hartë digjitale, e cila do ta orientojë se ku duhet të shkojë.”

Julian Papaproko, përfaqësues i PNUD-it: “Dhe nga kjo eksperiencë që po kalon këtu, ju keni diçka konkrete për t’u treguar të tjerëve se çfarë është bërë, që ta shohin edhe me sytë e tyre dhe, pse jo, t’i shoqëroni edhe gjatë vizitave të tyre.”

Puna për përgatitjen e këtyre guidave është përqendruar në katër zona të ndryshme. Për të hartuar përshkrimet, të rinjtë e organizatës “Ambasadorët e Paqes” në Blinisht kanë shkuar në terren për të vizituar pikat turistike dhe për t’u njohur nga afër me veçoritë e tyre.

Këto itinerare të reja do të jenë të aksesueshme brenda këtij viti përmes një shërbimi digjital. Në këtë mënyrë, Lezha synon të konsolidohet si një destinacion me potenciale të mëdha turistike, që ndërthur bregdetin me historinë, natyrën me traditat vendase.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme